Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se janë autorët e plagosjes me thiktë që ndodhi mesditën e të hënës në kryeqytet.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë dy autorët e dyshuar, shtetasit V. M., 30 vjeç, dhe G. G., 33 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ditën e sotme, këto dy shtetas, për motive të dobëta dyshohet se kanë goditur me mjet prerës shtetasin G. S., 42 vjeç, banues në Tiranë”, tha Policia, shkruan A2 CNN.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tyre për veprën penale "Vrasja me dashje" mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 76/22/25 i Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë. (A2 Televizion)