Shpërthim pranë banesës së 32-vjeçarit në Bushat

Nga A2 CNN
22 Shtator 2024, 21:30 | Kronikë

Shpërthim pranë banesës së 32-vjeçarit në Bushat

Policia e Shkodrës njoftoi se rreth orës 21:10, në fshatin “Bushat”, Vau i Dejës, në portën e jashtme të banesës së shtetasit Filip Dodaj, 32 vjeç, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse, raporton A2 CNN.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos