Plagosje me armë zjarri në Korçë

Nga Artin Halili
3 Shtator 2026, 15:46 | Kronikë

Plagosje me armë zjarri në Korçë

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në Korçë, ku një person ka mbetur i plagosur në këmbë, raporton A2 CNN.

I plagosuri, shtetasi me inicialet Dh. Sh., është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim. Autori i plagosjes është Nikolin Tarusha, kushëri me të plagosurin. Burime nga policia shtojnë se të dy kanë qenë duke udhëtuar bashkë në një makinë, kur papritur Nikolin Tarusha ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka plagosur kushëririn e tij.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të plagosjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos