Plagosje me armë zjarri në Mamurras

Nga Igli Çelmeta
17 Dhjetor 2025, 17:21 | Kronikë

Plagosje me armë zjarri në Mamurras

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Mamurras.

Një person ka mbetur i plagosur pas një ngjarjeje të ndodhur në lagjen “Zef Hoti” të Mamurrasit, shkruan A2.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Pjetër Marku ka marrë një plumb në dorë dhe është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia bën me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 16:25, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në dorë, në rrethana ende të paqarta.

50-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos