Plagosje me armë zjarri në Peqin

Nga A2 CNN
24 Tetor 2024, 23:05 | Kronikë

Plagosje me armë zjarri në Peqin

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Peqinit.

Policia bën të ditur se shtetasi Sh. C., rreth 41 vjeç, është paraqitur në spital me një plagë me armë zjarri në këmbë.

Ndërkohë, policia njofton se ka mundur të identifikojë autorin e ngjarjes, i cili dyshohet të jetë shtetasi A. T, 26 vjeç, ndërsa ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, shkruan A2.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, pas marrjes se njoftimit se në spitalin e Peqinit, është dërguar për mjekim, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi Sh. C., rreth 41 vjeç, banues në Peqin, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga strukturat për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan u bë identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit A. T, 26 vjeç, i cili dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 21:10, në lagjen "Xhami" Peqin, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin Sh. C., rreth 41 vjeç.

Shtetasi Sh. C., ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos