Përmendja e vrasjes së deputetit Fatmir Xhindi në vitin 2009 gjatë seancës të së martës të dosjes "Plumbi i artë" në Gjykatën e Posaçme ngjalli debat të fortë mes palëve në gjykim.
Në këtë seancë i penduari i drejtësisë, Skerdi Tasi, iu përgjigj pyetjeve të avokatëve dhe të pandehurve.
Duke vënë në dyshim thëniet e të penduarit, i pandehuri Petrit Qoli, pyeti Tasin nëse kishte probleme me sytë, a shikonte edhe afër edhe larg. Pas refuzimit të pyetjes nga gjykata, Qoli kërkoi të dinte dijeninë e të penduarin mbi vrasjen e Xhindit.
"A ke dijeni për vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi? Ke gisht ti në atë ngjarje, se atë di unë që është vrarë nga afër", pyeti Qoli.
Gjykata nuk ndërpreu pyetjen e Qolit, ndërsa avokati i tij pretendoi se pyetjet e klientit ishin korrekte dhe se i penduari duhet të përgjigjej.
Reagimi i avokatit, hasi në tjetër kundërshti të gjykatës, që nënvizoi se ngjarja e përmendur nuk është përmendur ndonjëherë nga i penduari dhe as ishte pjesë e këtij procesi. (A2 Televizion)