Aksident i trefishtë në Ishull-Lezhë, plagosen dy persona

Nga A2 CNN
23 Shtator 2025, 09:56 | Kronikë

Aksident i trefishtë në Ishull-Lezhë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të marte në afërsi të kryqëzimit të Ishull-Lezhës, përgjatë superstradës Lezhë–Milot.

Tre automjete u përfshinë në përplasje, nga e cila dy persona mbetën të plagosur dhe u transportuan menjëherë drejt spitalit të Lezhës për ndihmë mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të jetë dalja e papritur e një automjeti tip “Audi” nga një rrugë dytësore në superstradë, duke u goditur nga një tjetër mjet që po lëvizte ne drejtim te Lezhës. Një automjet i tretë u përfshi në përplasje pasi ndodhej menjëherë pas makinës që goditi “Audin”.

Policia Rrugore mbërriti menjëherë në vendngjarje, duke kryer veprimet e para hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos