Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin "Shefqet Ndroqi" në Tiranë. A2 CNN mëson se një plagosje me thikë ka ndodhur pas një sherri ndërmjet dy infermierëve në këtë spital.
Gazetari i A2 CNN Igli Çelmeta raporton se infermierët kanë qenë në punë kur ka ndodhur ngjarja. dhe janë konfliktuar brenda spitalit.
Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se autori i plagosjes është Dashamir Çajka 32 vjeç, ndërsa i plagosuri Mikel Osmani 37 vjeç.
Mësohet se i plagosuri ndodhet te trauma jashtë rrezikut për jetën.
Në përditësim... (A2 Televizion)