Skemat piramidale online të shtrira edhe në Tiranë e Lezhë, investuan edhe policët

Nga Igli Çelmeta
23 Shtator 2025, 10:11 | Kronikë

Skemat piramidale online të shtrira edhe në Tiranë e Lezhë,

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet për skemat piramidale online. Dje u arrestua edhe Ereledio Shebeku, 35 vjeç. Sipas policisë, ai dyshohet si organizatori kryesor për zonën e Divjakës në lidhje me organizimin e këtyre skemave, ndërsa në kërkim vijon të jetë partnerja e tij.

Ndërkohë burime nga Policia bëjnë me dije se bazat kryesore të skemave piramidale nuk janë vetëm në Divjakë, por po hetohen nga Drejtoria e Krimit Kibernetik edhe grupe më të mëdha të skemave piramidale online, kryesisht në Tiranë, por edhe në Lezhë.

Këto grupe kanë mashtruar mijëra qytetarë, madje pre e mashtrimit kanë rënë edhe vetë efektivët e policisë.

Burime të besueshme i thanë televizionit A2CNN se qindra efektivë policie të rolit bazë (inspektorë) në Tiranë por edhe në Lezhë kanë rënë pre e mashtrimit të skemave piramidale online duke investuar para. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos