Zbardhet plagosja e 37-vjeçarit në Vlorë, e fshehu armën brenda "Audi-t"

Nga Edi Ruçi
23 Shtator 2025, 09:39 | Kronikë

Zbardhet plagosja e 37-vjeçarit në Vlorë, e fshehu armën

Më tepër detaje janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Vlorë ku u vetëplagos 37-vjeçari Skerdi Mehmetaj (alias Piperi).

Burime brenda policisë së Vlorës bëjnë me dije se arma e zjarrit ka qenë pa leje, ndaj për këtë arsye policia e ka arrestuar 37-vjeçarin për armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë, sipas burimeve nga grupi hetimor për A2 CNN, 37-vjeçari pasi është vetëplagosur jashtë ambienteve të lokalit në zonën e Lungomares, ka hedhur armën e zjarrit brenda një makine tip “Audi” me ngjyrë të bardhë që ishte aty pranë.

Ai e ka hedhur armën aty për t’i shpëtuar veprës penale të "armë mbajtjes pa leje". Mehmetaj ka shkuar vetë më pas në spital i plagosur pasi plumbi e ka kapur në pjesën e këmbës.

Në spital ka konfirmuar ngjarjen duke dhënë dëshmi përpara grupit hetimor dhe duke thënë se është vetëplagosur. Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se në dëshminë e tij, 37-vjeçari ka deklaruar se armën e zjarrit e mbante për mbrojtje, pasi ndihej i kërcënuar për shkak të konflikteve që mund të ketë patur në të shkuarën.

Kësaj dëshmie i janë bashkuar dhe të tjera detaje në të shkuarën e tij për të cilat policia mbetet e rezervuar, por ai mbetet një figurë e njohur për blutë e Vlorës dhe Selenicës. E shkuara e tij e errët ka qenë një ndër faktorët përse ka ndryshuar dhe mbiemrin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos