Po pastronte armën e gjahut, plagoset 70-vjeçari

Nga A2 CNN
23 Shtator 2024, 20:59 | Kronikë

Po pastronte armën e gjahut, plagoset 70-vjeçari

Një 70-vjeçar ka mbetur i plagosur me armën e gjahut. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në Roskovec, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se i moshuari ishte duke pastruar armën, shkruan A2.

“Rreth orës 20:20, në Roskovec, shtetasi Sh. S., 70 vjeç, duke pastruar armën e gjahut të cilën e kishte me leje, dyshohet se aksidentalisht është plagosur në këmbë.

Aktualisht ky shtetas ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, shkruan policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos