Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës mbrëmjen e sotme.
Mësohet se një 60-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia teksa ishte duke rregulluar antenën.
“Në lagjen nr. 1 Durrës, dyshohet se aksidentalisht, ka rënë nga lartësia shtetasi M. Ç., 60 vjeç, banues Tiranë (i cili po rregullonte një antenë). Si pasojë e plagëve të marra, 60-vjeçari ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Durrës”, informon policia.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rastit. (A2 Televizion)