Masakra e Urës Vajgurore, Apeli i GJKKO lë në burgim të përjetshëm Fran Marashin

Nga A2 CNN
26 Shtator 2025, 14:01 | Kronikë

Masakra e Urës Vajgurore, Apeli i GJKKO lë në burgim të

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë dhe dënimin me burgim të përjetshëm të Fran Marashit. Ai u shpall fajtor për masakrën e Urës Vajgurore të 17 qershorit 1997, ku u vranë 4 efektivë policie dhe u plagosën 6 të tjerë.

Në prill të këtij viti Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar rrëzoi kërkesën e të dënuarit Fran Pal Marashi, i cili kundërshtonte vendimin e Ministrit të Drejtësisë për vendosjen e tij në regjim të posaçëm në burgun e sigurisë së lartë,raporton A2 CNN.

Marashi kishte depozituar më 16 prill kërkesën për kundërshtimin e urdhrit nr. 620, datë 13.12.2024, që kufizon të drejtat e tij në kuadër të ligjit “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Trupi gjykues vendosi mospranimin e kërkesës së Fran Marashit, me argumentin se ishte depozituar jashtë afatit ligjor.

Fran Marashi akuzohet për ngjarjen e njohur si “Masakra e Urës Vajgurore”, ku u vranë 5 punonjës policie gjatë trazirave të vitit 1997.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos