Tiranë, arrestohen 4 shtetas të shpallur në kërkim

Nga A2 CNN
26 Shtator 2025, 14:07 | Kronikë

Tiranë, arrestohen 4 shtetas të shpallur në kërkim

Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e disa shtetasve të shpallur në kërkim.

Në kuadër të operacionit të koduar “Catch 4”, janë vënë në pranga 4 shtetas të dënuar me burgim, për vepra të ndryshme penale, shkruan A2.

Të arrestuarit janë: 

-Xh. H., pasi Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”;
-Y. S., 50 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 4 muaj e 1 javë burgim, për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin:
-B. K., 32 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore ndaluan shtetasin:
R. A., 36 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos