Policia Kufitare në Vlorë shpëton një shtetas që kishte mbetur në det

Nga A2 CNN
1 Qershor 2025, 10:04 | Kronikë

Policia Kufitare në Vlorë shpëton një shtetas që kishte

Policia Kufitare në Vlorë ka ndërhyrë me sukses për të ndihmuar një shtetas, i cili kishte mbetur në det me mjetin e tij lundrues për shkak të një defekti teknik.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në afërsi të Plazhit të Vjetër, ku është marrë njoftimi se një gomone kishte pësuar defekt në motor dhe drejtuesi i saj kërkonte ndihmë, pasi nuk mund të kthehej në breg.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, shërbimet e Policisë Kufitare janë nisur drejt vendngjarjes me mjetin lundrues të Stacionit të SPK Triport. Pas lokalizimit të gomones, është bërë rimorkimi dhe transportimi i saj në mënyrë të sigurt në stacionin e Policisë Kufitare.

Drejtuesi i gomones ka falënderuar efektivët për ndërhyrjen e shpejtë dhe profesionalizmin e treguar gjatë operacionit të shpëtimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos