Të shtëna me armë zjarri drejt një pike karburanti në Fierzë

Nga A2 CNN
8 Gusht 2024, 13:53 | Kronikë

Të shtëna me armë zjarri drejt një pike karburanti në

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një pike karburanti në Fierzë.

Policia bën të ditur se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa po punon për identifikimin e autorëve.

“Më datë 07.08.2024, në Fierzë, në drejtim të pikës së karburantit dhe ambientit ndihmës, në pronësi të shtetasit Sh. D., 43 vjeç, banues në Fierzë, është qëlluar me armë zjarri, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës, për kapjen e autorit/ve.     

Ndërkohë, Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos