Vodhi 9 milionë lekë nga një banesë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
8 Gusht 2024, 13:15 | Kronikë

Vodhi 9 milionë lekë nga një banesë, arrestohet

Një 30-vjeçar në Tiranë është vënë në pranga pasi dyshohet të ketë vjedhur një sasi parash në një banesë në rrugën "Mihal Popi".

Bëhet e ditur se në pranga është vënë  E. A., 30 vjeç, banues në Bulqizë. Nga hetimet e para dyshohet se më 2 gusht, ai ka vjedhur 900 000 lekë të rinj në një banesë.

Në cilësinë e provës janë sekuestruar 2800 euro dhe veshje që autori i dyshuar ka patur gjatë vjedhjes.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos