Policia njoftim zyrtar për aksidentin në Fier

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2023, 21:19 | Kronikë

Policia njoftim zyrtar për aksidentin në Fier

Policia e Fierit ka dalë me një deklaratë zyrtare për aksidentin e rëndë që u regjistrua pranë fshatit Poçem, ku mbetën të plagosur 7 persona, mes të cilëve 4 fëmijë.

“Blutë” e Fierit bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë mjeti tip “Nissan” me drejtues R.Sh. dhe automjeti “Honday” që drejtohej nga S.C.

Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy shoferët, 4 fëmijë të moshave 2-12 vjeç dhe një 18 vjeçar.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, teksa ka nisur një hetim nga policia.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos