Pretenca për ish-kryebashkiakun e Himarës, shtyhet seanca

Nga Xhensila Kodra
2 Korrik 2025, 09:15 | Kronikë

Pretenca për ish-kryebashkiakun e Himarës, shtyhet seanca

Shtyhet seanca për pretencën e Jorgo Goros, i cili nuk ishte prezent në sallë.

Ish-kryebashkiaku i Himarës në deklaratë nuk ka caktuar orën dhe datën e përcaktuar për arsyen e mosprezencës, shkruan A2.

Marrë në konsideratë se i pandehuri nuk ka shprehur saktë deklarimin nëse i referohet ditës së sotme ose jo, pasi nuk ka caktuar as trupën gjykuese, konsiderohet i pashprehur vullneti i tij.

Seanca shtyhet për në datën 4 korrik, ora 11:00.

Më 22 mars, ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, u dënua me 2 vjet e 20 ditë burg. Goro u shpall fajtor për “shpërdorim detyre” dhe “fshehje e mosdeklarim pasurie”. Ndërsa kjo është dosja e dytë që kalon për gjykim e Jorgo Goros. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos