
Gjatë protestës së opozitës në Tiranë ka mbetur i lënduar edhe një punonjës i FNSH, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.
A2 CNN mëson se policia ka shoqëruar deri më tani 6 persona. A2 CNN raporton se 4 persona u shoqëruan në fillim kur nisi hedhja e molotovëve te kryeministria.
Gazetari i A2 CNN Igli Çelmeta raporton se policia u sul menjëherë drejt grupit që kishte çantat me molotov dhe i shoqëroi. Ndërsa dy persona të tjerë janë shoqëruar më pas.
(A2 Televizion)