Qendra masazhi për prostitucion, në gjykim dy vëllezërit, iu sekuestrohet pasuria

Nga A2 CNN
23 Mars 2025, 10:39 | Kronikë

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim dy vëllezërit Mario dhe Andi Roshi, administratorë të 2 qendrave masazhi, të cilët rekrutonin femra për t’i shfrytëzuar për prostitucion.

Sipas Prokurorisë, dy vëllezërit u arrestuan në shtator 2020 për veprën penale të “Mbajtje të lokaleve për shfrytëzim prostitucioni”.

Po ashtu atyre iu sekuestruan pasuritë të cilat nuk justifikohen dyshohet se kanë ardhur nga ky aktivitet kriminal.

Pasurit e sekuestruara; ‘Njësi’, sipërfaqe 34m2; ‘Apartament’ me sipërfaqe 106.4m2, rruga ‘Hoxha Tahsin’;  ‘Post Parkimi’ me sipërfaqe 41.2 m2 në Tiranë; dhe Tre automjeteve tip ‘Benz’, ‘Volksëgen’ dhe ‘Scoda Octava’. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos