Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku e quajtën takimin me kryeministrin ne detyrë, njëhersh edhe kryetar i Levizjes Vetëvendosje, Albin Kurti si një farsë dhe të pasuksesshëm.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se nuk ka pasur ndryshime të qëndrimeve nga Lëvizja Vetëvendosje, duke shtuar se Kosova mbetet në krizë politike.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka cilësuar aktrim takimin e organizuar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për dalje nga kriza parlamentare pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate, tha se takimi i liderëve më shumë ka qenë rreth këndvështrimeve për vendimin e kushtetueses, sesa për zgjidhjen e situatës. Ai ka porositur Vetëvendosjen si partia më e madhe që të sigurojë shumicën e sipas tij, për shkak të situatës duhet që të bëhen kompromise dhe të gjendet rruga për shumicën parlamentare.
Mimoza Kusari-Lila, kryetare e Alertenarivës, ka thënë se pretendimi i opozitës se votimi i fshehtë shkel Kushtetutën është i pasaktë, nderkohë bashëkryetari i Listës GUXO, Faton Peci, ka thënë se në takim me liderët e partive pati diskutime konstruktive nga disa aktorë dhe u shpreh optimist se në javët në vazhdim do të ketë marrëveshje për konstituimin e Kuvendit.
(A2 Televizion)