Drejtori i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Publike, i shoqëruar nga drejtori i Kufirit dhe Migracionit inspektuan pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në këto ditë kur fluksi i lëvizjeve është rritur ndjeshëm
Edhe ky inspektim është në kuadër të masave të marra për të minimizuar pritjet në kufi dhe përballimit sa më efikas të fluksit që pritet të vijojë edhe pas festave, por në kahun e kundërt, shkruan A2 CNN.
Përveç masave të marra nga Policia Kufitare shqiptare, një rëndësi e vecantë i është kushtuar kontaktit me policitë homologe, greke, malaze dhe të Maqedonisë së Veriut, në mënyrë që edhe ata të angazhohen për të ulur kohën e pritjes së qytetarëve në kufi.
Nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kakavijës, deri më tani kanë lëvizur në të dyja anët e kufirit rreth 80 mijë persona. (A2 Televizion)