Prokuroria e Tiranës ka nisur hetime ne lidhje me skandalin për dhënien e diplomave false që kolegji Wisdom jepte në vendin tonë në këmbim të pagesave. Hetimet kane nisur prej muajit korrik, pas kallëzimit te rektorit Bajram Hysaj me pretendimin se ne disa raste atij i ishte falsifikuar firma.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë mbi bazën e kallëzimit të shtetasit S.C në cilësinë e administratorit të shoqërisë “Wisdom ” shpk ka regjistruar procedimin penal nr. 4148 të vitit 2024 për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” parashikuar nga neni 187/2 të Kodit Penal. Çështja është në fazen e hetimeve dhe informacion më i detajuar në lidhje me veprimet hetimore në këtë fazë nuk mund t’u vihet në dispozicion përshkak të sekretit hetimor", tha Prokuroria në një njoftim për mediat.
Disa ditë më parë autoritet italiane, arrestuan 2 administratoret e universitetit Wisdom, gjatë një operacioni të Guardia di Financa, që lidhej me një skemë mashtrimi me diplomat false.
Vijon... (A2 Televizion)