Durrës, gruaja humb jetën pasi bie nga dritarja e banesës

Nga Elitjona Doko
6 Gusht 2025, 22:23 | Kronikë

Durrës, gruaja humb jetën pasi bie nga dritarja e banesës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, ku një grua rreth gjashtëdhjetave ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia.

Sipas informacioneve paraprake, ajo ka rënë nga dritarja e tualetit në katin e tretë të banesës, në zonën pranë Spitalit Rajonal, shkruan A2.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos