Rrëmbyen të riun, arrestohen dy persona dhe një polic

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2023, 23:40 | Kronikë

Rrëmbyen të riun, arrestohen dy persona dhe një polic

Dy persona janë arrestuar sepse grabitën një 21-vjeçar në Fier, ndërkohë që në pranga është vënë edhe një polic i cili kishte dijeni për ngjarjen, por nuk kishte njoftuar strukturat e Policisë.

Të arrestuarit, pas kallëzimit të vëllait të të rrëmbyerit, janë shtetasit K. B., 26 vjeç dhe E. A., 25 vjeç, banues në Fier. Ndërkohë, policia është në kërkim edhe të bashkëpunëtorit tjetër, shtetasit A. Z., 32 vjeç, banues në Mallakastër.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ngjarja ka ndodhur në fshatin Ferras, Fier, ku autorët, për shkak të një debati që kanë pasur para 2 ditësh, për motive të dobëta, me kushëririn e shtetasit H. T., 21 vjeç, kanë ndaluar automjetin me të cilin ky shtetas po udhëtonte, e kanë dëmtuar atë dhe e kanë marrë me forcë për rreth 3 orë.

Gjithashtu, nga kryerja e veprimeve hetimore rezultoi se punonjësi i policisë G. Y., 31 vjeç, banues në Fier, me detyrë trup shërbimi në seksionin e Forcës së Posaçme "Shqiponja", ka pasur dijeni për ngjarjen por nuk ka njoftuar strukturat e Policisë, për të cilin u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale "Moskallëzimi i krimit" dhe "Shpërdorimi i detyrës".

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos