Rrihet me sende të forta një 33-vjeçar në Shkodër

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2023, 13:39 | Kronikë

Rrihet me sende të forta një 33-vjeçar në Shkodër

Një 33-vjeçar është paraqitur paraditen e së enjtes në spitalin rajonal të Shkodrës për mjekim, pasi kishte mbetur i lënduar pas një konflikti me dy persona.

Sipas policisë, në ambientet e spitalit është paraqitur K. Sh., 33 vjeç, banues në Bleran, i cili pretendon se gjatë një konflikti në rrugën " Isa Jakupi",  e kanë goditur me send të fortë, 2 shtetas të paidentifikuar.

Grupi hetimor vijon të punojë për identifikimin dhe kapjen e 2 shtetasve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos