Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë, policia çliron hapësirat publike në plazhin e Golemit

Nga Igli Çelmeta
28 Korrik 2026, 17:04 | Kronikë

Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë, policia çliron

Edhe pse jemi në mesin e sezonit veror, këto pamje tregojnë plazhin e Golemit, ku hapësira publike është zaptuar në mënyrë të paligjshme. Subjekte të ndryshme kanë vendosur çadra dhe shezlongë pa leje nga autoritetet përkatëse.

Pas konstatimit të shkeljeve, Policia e Shtetit ka ndërhyrë duke hequr dhe sekuestruar 116 çadra dhe 232 shezlongë të vendosur në mënyrë të paligjshme nga 3 shtetas.

Gjithashtu, policia ka proceduar penalisht këta tre shtetas, duke referuar materialet në Prokurori për veprën penale të zaptimit të hapësirës publike.

Pas aksionit të policisë, hapësira publike në plazhin e Golemit iu rikthye sërish përdorimit nga pushuesit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos