Policia Kufitare në Pikën e Kalimit Kakavijë ka goditur dy raste të mosdeklarimit të të hollave, duke sekuestruar mbi 32 mijë euro dhe 30 mijë lekë, ndërsa janë proceduar penalisht dy shtetas.
Sipas njoftimit, gjatë kontrolleve të detajuara:
· Në hyrje të vendit, shtetasi V. B., 66 vjeç, banues në Kuçovë, u ndalua pasi iu gjetën në çantë 11 985 euro dhe 30 000 lekë, të padeklaruara.
· Në dalje, shtetasi F. I., 69 vjeç, rezident në Greqi, u kap me 20 000 euro, të cilat gjithashtu nuk i kishte deklaruar.
Shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.
Të dy shtetasit do të përballen me akuzën për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. (A2 Televizion)