Aeroplanmbajtësja amerikane USS Theodore Roosevelt hyn në Lindjen e Mesme

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2026, 07:54 | Bota

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Theodore Roosevelt hyn në Lindjen e

Anija luftarake USS Theodore Roosevelt hyri të dielën në zonën e përgjegjësisë së Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), duke e çuar në tre numrin e grupeve sulmuese të transportuesve të avionëve amerikanë në rajon. Kwtw deklaroi një zyrtar amerikan, vetëm disa orë përpara se presidenti i SHBA-së Donald Trump të niset nga Uashingtoni për një turne diplomatik në Azi që do të kulmojë me bisedime me Presidentin kinez Xi Jinping dhe Presidentin rus Vladimir Putin.

Anija luftarake Roosevelt i bashkohet anijeve USS George Washington dhe USS George HW Bush, të cilat tashmë po operojnë në rajon, mes tensioneve të vazhdueshme me Iranin dhe diskutimeve brenda administratës Trump nëse duhet të rifillojnë operacionet ushtarake në shkallë të gjerë kundër Teheranit.

Përqendrimi i tre grupeve sulmuese të transportuesve aeroplanë përfaqëson një prani të konsiderueshme detare amerikane në Lindjen e Mesme. Një vendosje e ngjashme ndodhi në prill tw kwtij viti, kur tre transportues aeroplanësh amerikanë operuan në rajon njëkohësisht për herë të parë që nga Lufta e Irakut e vitit 2003.

Sipas një zyrtari, plani ushtarak amerikan për operacione të mundshme luftarake në shkallë të gjerë kundër Iranit ishte konceptuar me praninë e tre transportuesve të avionëve në zonë.

Vendosja e trupave vjen ndërsa Irani nisi një sulm me dronë kundër Bahreinit të dielën për herë të dytë brenda tre ditësh, duke i dhënë fund një qetësie afërsisht dymujore, ndërsa negociatat e paqes me Uashingtonin mbeten të bllokuara. Sulmi i së dielës pasoi një incident të së premtes në të cilin forcat amerikane interceptuan dy dronë iranianë që po shkonin drejt kombit të Gjirit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos