
Kina ka konfirmuar një takim trepalësh mes presidentit Xi Jinping, homologut amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, që pritet të zhvillohet të enjten, më 19 nëntor, në Shenzhen.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme kineze, e cila nuk ka specifikuar temat që do të diskutohen në këtë takim. Takimi pritet të zhvillohet në kuadër të samitit të liderëve të APEC-ut.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, përfshirë Japoninë, Australinë, Izraelin dhe Mbretërinë e Bashkuar, kanë rënë dakord të hartojnë një listë të përbashkët të teknologjive dhe zinxhirëve të furnizimit të inteligjencës artificiale që kërkojnë mbrojtje më të madhe, në kuadër të përpjekjeve për të kufizuar ndikimin e Kinës.
Sipas zëvendëssekretarit amerikan të Shtetit për Çështjet Ekonomike, Jacob Helberg, deklaratës për mbrojtjen e teknologjive strategjike i janë bashkuar edhe Koreja e Jugut, India, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndërsa Gjermania, Suedia, Holanda dhe Bashkimi Evropian pritet ta nënshkruajnë atë javën e ardhshme.
Donald Trump do të takohet me Xi Jinping të enjten, në kuadër të forumit të APEC-ut në Shenzhen. (A2 Televizion)