Një 44-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi ka goditur me sende të forta një person tjetër gjatë një sherri. Mësohet se ngjarja është regjistruar në një lokal në lagjen nr.1. ku 44-vjeçari i shpallur në kërkim ka goditur me sende të forta një 44-vjeçar me inicialet H. B.
Gjithashtu në njoftimin e policisë bëhet me dije se është proceduar edhe një 26-vjeçar i cili është administrator i lokalit pasi dyshohet se ka fshirë pamjet filmike të ngjarjes.
“Komisariati i Policisë Sarandë shpalli në kërkim shtetasin E. G., 44 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi H. B., se 44-vjeçari e ka goditur me sende të forta, në ambientet e një lokali, në lagjen nr.1. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për administratoren e lokalit, shtetasen M. Ç., 26 vjeçe, pasi dyshohet se ka fshirë pamjet filmike të ngjarjes. Punohet për kapjen e 44-vjeçarit.”, thuhet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)