Një 35 vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës në fshatin Zharrëz të Patosit, pas një sherri ku u përfshi dhe babai i tij.
Sipas Policisë, pas një konflikti për motive të dobëta, Dh. N., 68 vjeç, banues në Zharrëz dhe A. N. (babë e bir) kanë goditur me grushte shtetasin Dh. G., 60 vjeç, i cili më pas ka goditur me kaçavidë shtetasin A. N.
Shtetasi A. N. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasit M. G. dhe Dh. G. ndodhen në Komisariat.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit. (A2 Televizion)