Vinin baste nga telefoni, procedohen penalisht dy persona në Lushnje

Nga A2 CNN
12 Qershor 2025, 10:54 | Kronikë

Vinin baste nga telefoni, procedohen penalisht dy persona në Lushnje

Policia e Lushnjës ka goditur një rast të ushtrimit të paligjshëm të aktivitetit të basteve sportive, në mënyrë informale dhe në kundërshtim me ligjin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasit D. H., 47 vjeç dhe L. K., 22 vjeç, të dy banues në Kolonjë, shkruan A2 CNN.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se këta shtetas organizuan baste sportive nëpërmjet përdorimit të celularëve, duke shmangur çdo formë të licencimit dhe kontrollit shtetëror. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos