Sherri mes dy drejtuesish automjetesh në Kamëz përfundon në të shtëna me armë, një i lënduar

Nga A2 CNN
24 Mars 2025, 11:07 | Kronikë

Sherri mes dy drejtuesish automjetesh në Kamëz përfundon në

Policia e Tiranës është njoftuar mëngjeisn e sotëm për një sherr mes disa personave në Kamëz. Sipas të dhënave paraprake mësohet se banorët kanë raportuar për të shtëna me armë.

Nga verifikimet paraprake që policia ka kryer në vendngjarje rezultoi se personat e përfshirë në konflikt janë zënë me sende të forta.

Por pas kontrolleve që policia ka ushtruar sërish në vendngjarje, kanë gjetur edhe një gëzhojë.

Nga verifikimet ka rezultuar se e shtëna ka qenë në ajër dhe nuk ka persona të lënduar. Një i dëmtuar është nga sendet e forta, i cili ndodhet në spital.

Mësohet se personat e përfshirë në sherr lëviznin me dy mjete të ndryshme.

Kamëz/Informacion paraprak

Në Kamëz, dyshohet se për motive të dobëta janë përfshirë në konflikt dy drejtues automjetesh.

Si pasojë është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi R. V., rreth 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, është gjetur e sekuestruar një gëzhojë.

Punohet për identifikimin, kapjen e drejtuesit të automjetit tjetër të përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos