Një plagosje me armë zjarri pistoletë dyshohet se ka ndodhur në fshatin turistik të Borshit mëngjesin e kësaj të enjteje. Sipas informacioneve të A2 CNN nga burimet e policisë është plagosur një i ri, të cilin fatmirësisht plumbi e ka kapur në pjesën e dorës, sepse mund të ishte edhe fatal për të.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal ku dy shokë po konsumonin alkool. Ata kanë debatuar të ulur në tavolina dhe njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe e ka goditur. Më pas autori është arratisur nga vendi i ngjarjes. Viktima është transportuar ne spital ku po merr ndihmën mjekësore në kohë.
Ndërkohë që komisariati policor Himarë ka identifikuar në kohë rekord autorin dhe më pas e ka vënë atë në pranga.
Falë reagimit dhe punës së menjëhershme të policisë të drejtuar në terren nga shefi i komisariatit Ferit Merkaj, ngjarja mund të cilësohet e zbardhur.
Autori është arrestuar shoqëruar në komisariatin e Himarës ku ka dhënë edhe dëshminë e tij për ngjarjen.
(A2 Televizion)