
Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq 16 persona për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” të kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë. Në njoftimin e prokurorisë thuhet se hetimet zgjatën rreth një vit, me metoda proaktive, vëzhgime dhe përgjime, dhe zbuluan se të pandehurit shisnin lëndë narkotike në qytetin e Sarandës dhe Delvinës, kryesisht tek të rinjtë.
Tre nga të akuzuarit janë përfshirë gjithashtu për drejtimin e automjeteve në mënyrë të parregullt, pasi u provua se ishin nën efektin e drogës gjatë ndalimit. Një nga të pandehurit akuzohet edhe për mbajtje dhe shitje armësh të ftohta pa leje.
Prokuroria njofton se do të vazhdojë hetimet dhe shpreh gatishmërinë për të hetuar dhe vënë përpara përgjegjësisë penale të gjithë individët e përfshirë në veprimtarinë e kundraligjshme të lëndëve narkotike të përballen me përgjegjësinë penale.
Të pandehurit janë: J.I., M.H., P.B., E.H., M.D., O.A., F.A., Xh.M., S.M., D.Q., E.T., A.C., E.D., V.K., E.A. dhe A.Ç.
Akuzat për 16 të pandehurit:
J.I., për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
M.H., për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
P.B, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
E.H, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
M.D për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal kryer më shumë se një herë;
O. A, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
F.A, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
Xh.M, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
S.M, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
D. Q, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim;
E.T, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, kryer më shumë se një herë;
A. C, për kryerjen e vepres “Prodhim dhe shitje narkotikësh” në formën e shitjes, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga neni 279/1 i K.Penal;
E.D, për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh’, në formën e mbajtjes, parashikuar nga neni 283/1 i K.Penal;
V.K, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’ të parashikuar nga neni 291 i K.Penal;
E. A, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’ të parashikuar nga neni 291 i K.Penal; dhe
A. Ç, për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mnëyrë të parregullt’, parashikuar nga neni 291 i K.Penal.
(A2 Televizion)