Dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë, 24-vjeçari shqiptar arrestohet në Serbi

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2025, 10:52 | Kronikë

Dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë,

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Serbi, për llogari të drejtësisë shqiptare, pasi në janar të vitit 2025, dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë.

“Në vijim të bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Beogradit, u arrestua provizorisht në Serbi, në vijim të operacionit “The Wanted”, shtetasi shqiptar, K. M., 24 vjeç”, tha policia.

Klejvis Metalla ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në muajin mars 2025, Gjykata e Dibrës i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shkruan A2 CNN.

24-vjeçari akuzohet se në muajin janar 2025, dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë. “Vijon bashkëpunimi ndërmjet strukturave policore, me qëllim ekstradimin e 24-vjeçarit, në Shqipëri”, shtoi policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos