Dy aksidente në Gjirokastër, një drejtues automjeti në pranga, një nën hetim

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2025, 09:22 | Kronikë

Dy aksidente në Gjirokastër, një drejtues automjeti në

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një drejtues automjeti me banim në Greqi, i cili u përplas me një automjet në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Për pasojë u dëmtuan drejtuesit dhe pasagjerët.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin P. P., 64 vjeç, banues në Greqi, pasi në aksin rrugor "Gjirokastër-Kakavijë", duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. K., 30 vjeç, banues në Tepelenë. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët”, njofton policia.

Ndërkohë ka nisur procedimi penal për një tjetër drejtues automjeti me banim në Durrës, cili në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë ka shtypur një kalë.

“Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. K., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor "Gjirokastër-Tepelenë", duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka shtypur 1 kalë”.   

     (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos