Një notere në kryeqytet është ndjekur penalisht pasi është zbuluar se ka ligjëruar shitjen dy herë të të njëjtit apartament.
Nga njoftimi i policisë së Tiranës sqarohet se noterja ka përpiluar dy kontrata shitjeje për të njëjtin apartament.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kapën shtetasen e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Apartamentet”, M. D., 57 vjeçe, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën si notere, ka përpiluar 2 kontrata shitjeje për të njëjtin apartament”, njofton policia.
Në përfundim të veprimeve procedurale, pas konsultimit me prokurorin, për 57-vjeçaren nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. (A2 Televizion)