E përplas treni, ndërron jetë emigranti shqiptar në Milano

Nga A2 CNN
11 Mars 2025, 11:10 | Kronikë

Një emigrant shqiptar ka humbur jetën pasi është përplasur nga treni në Itali. Ngjarja ka ndodhur në Milano, në shinat e trenit mes rrugës Imbonati dhe Valeggio.

Në vendin e ngjarjes ndërhynë menjëherë ekipet e emergjencës, por nuk mund të bënin asgjë për të shpëtuar shqiptarin.

Autoriteteve iu desh po ashtu që të ndërprisnin elektricitetin në mënyrë që të ndërhynin mbi shina për të nxjerrë trupin e pajetë.

Sipas policisë, viktima ka qenë shumë afër një treni në lëvizje duke ecur shumë pranë shinave. Identiteti i tij ende nuk është bërë publik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos