Shpërndanin drogë afër shkollave në lokalet e Tiranës, shkatërrohet grupi kriminal

Nga A2 CNN
14 Shtator 2024, 13:48 | Kronikë
 

Sekuestrohen 1.8 kg kokainë, 18 kg marijuanë, 30 doza me drogë sintetike gjatë një operacioni të policisë, ku u godit një grup që shpërndante lëndën narkotike afër shkollave dhe lokaleve të natës në Tiranë.

Drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj dha detajet e operacionit të koduar "Tempulli 4" për të cilën në prokurorinë e Tiranës janë referuar materialet për 2 procedime penale, shkruan A2 CNN.

Pas një hetimi disamujor janë siguruar prova ligjore për 28 shtetas. Sipas Vocajt, në kuadër të fazës së parë e operacionit 'Tempulli 4' janë arrestuar 24 persona, 9 prej të cilëve janë të arrestuar më parë ndërsa 15 janë arrestuar në fazën finale të operacionit, vijon puna për arrestimin e 4 personave të tjerë.

Katër prej personave të cilët ishin pjesë e grupit kriminal që shpërndanin drogë në lokalet dhe shkollat e Tiranës ndodhen në pranga prej 6 qershorit 2024. Sipas policisë, të arrestuarit gjatë këtij operacioni janë persona të cilët kanë luajtur rolin e shpërndarësit, ndërsa po punohet për të zbuluar dhe arrestuar furnizuesit kryesorë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos