
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në oborrin e një banese në Shkodër.
Policia bën me dije se: "Rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, në oborrin e banesës së shtetasit M. B., rreth 60 vjeç, nga persona ende të paidentifikuar është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale".
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve. (A2 Televizion)