Publikohen pamjet e sherrit masiv në Korçë

Nga A2 CNN
3 Shtator 2025, 15:02 | Kronikë

A2 CNN ka siguruar pamjet e një sherri masiv të ndodhur në Korçë disa ditë më parë, ku mbetën të plagosur me thikë dy persona. Në video shihet se si ambienti i lokali u shkatërrua thuajse plotësisht teksa personat e përfshirë në sherr godisnin njëri-tjetrin me grushte, por edhe me karrige e tavolina.

Sherri ndodhu të dielën e 31 gusht dhe të 10 personat e përfshirë janë arrestuar. Sipas policisë, gjithçka ka ndodhur për motive të dobëta. Personat e arrestuar për konfliktin e ndodhur në Korçë: Dritan Pino, Petrika Ropi, Ilir Shukulli, Rafail Kocaqi, Salvi Asllan, Mihal Zhidro, Serxhio Mema, Gersi Dervishi, Sotiraq Shkurti dhe Kristi Lamçe.

“Këta shtetas janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta me njëri-tjetrin, duke prishur qetësinë publike dhe duke shkaktuar dëme materiale në lokal. Gjatë veprimeve procedurale, ata kanë dhënë deklarata të rreme përpara punonjësve të Policisë”, deklaroi policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos