Shpërthim në burgun e Fushë-Krujës, ja dyshimet e para

Nga A2 CNN
28 Maj 2025, 23:14 | Kronikë

Shpërthim në burgun e Fushë-Krujës, ja dyshimet e para

Një shpërthim është dëgjuar brenda perimetrit të burgut të Fushë-Krujës mbrëmjen e së mërkurës.

Policia është nisur për në vendngjarje për të sqaruar rrethanat, shkruan A2.

Paraprakisht, dyshohet se shpërthimi ka ardhur nga gjeneratori.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22:45, ka ardhur një telefonatë në sallën operative të DVP Tiranë, se është dëgjuar një shpërthim brenda perimetrit të IEVP Fushë-Krujë.

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e llojit të shpërthimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos