“Shqipëria mbetet akoma e ekspozuar ndaj sulmeve kibernetike për faktin që në kuadër të shënjestrave të Iranit është edhe Shqipëria, për shkak të strehimit të iranianëve të opozitës”.
Kështu u shpreh në “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani eksperti i sigurisë Bedri Elezi.
“Në fakt, ajo që mund të rrezikojmë është një përpjekje e sulmeve kibernetike për të siguruar informacione. Zakonisht, këto sulme kur bëhen, jo medomos do të kemi mundësi që t'i kuptojmë neve, por mund të jenë në posedim nga institucionet e sigurisë. Nëse merren të dhëna, do të përdoeën si kampione për të shtuar presion ndaj diplomacisë. Ju e dini që Shqipëria ka të pezulluara marrëdhëniet shtetërore me Iranin dhe në të gjitha diskutimet që Irani ka sa i përket rrezikut kombëtar të saj përfshijnë edhe territorin ku ka një komunitet të opozitës iraniane, që në fakt konsiderohet edhe rrezik për sigurinë kombëtare të Iranë nga pushtet aktual. Të dhënat eventuale që mund të vijnë nga rrugët e sulmeve kibernetike janë kryesisht shqetësimet që lidhen me të dhënat sidomos të NATO-s. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe çdo mundësi që Irani të depërtojë në sisteme të mirëruajtura dhe të cilat konsiderohen si sensitive, atëherë ekziston rreziku që Irani pikërisht duke përdorur sulme kibernetike eventuale në Shqipëri të arrijë të krijojë porta ku mund të sigurojë të dhëna që kanë të bëjnë edhe me sigurinë e NATO-s”, tha eksperti i sigurisë.
“Prandaj, Shqipëria mund të konsiderohet në këtë rast më shumë e sfiduar dhe kujtoj që ekziston një nevojë serioze dhe e madhe për të marrë masat e radhës në lidhje me sulmet kibernetike që lidhen me sigurinë kibernetike”, shtoi Elezi. (A2 Televizion)