Shqiptari në Selanik vret me thikë gruan dhe plagos djalin që tentoi ta ndalte

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2024, 11:10 | Kronikë

Shqiptari në Selanik vret me thikë gruan dhe plagos djalin që

Një ngjarje e rëndë me protaganist një familje shqiptare është regjistruar në Selanik.

Mediat greke raportojnë se një 46-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij 60-vjeçare dhe ka plagosur djalin e tyre 29-vjeçar, i cili doli për ta mbrojtur nënën.

Ngjarja ka ndodhur në Angelochori mëngjesin e së dielës në shtëpinë e familjes kur çifti nisën të debatonin.

Sherri ka shpërthyer dhe më pas 46-vjeçari ka marrë një thikë dhe ka plagosur për vdekje gruan, ndërsa ka goditur edhe të birin që kishte tentuar t'i ndajë.

Autori është arrestuar nga efektivë e Repartit të Thermaikos, të cilët kanë shkuar në vendngjarje pas njoftimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos