Shtyhet seanca gjyqësore për çështjen e sterilizimit

Nga Xhensila Kodra
11 Qershor 2025, 13:42 | Kronikë

Shtyhet seanca gjyqësore për çështjen e sterilizimit

Seanca e radhës për çështjen e bujshme të sterilizimit është shtyrë nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për shkak të mungesës së disa mbrojtësve ligjorë të të akuzuarve, shkruan A2 CNN.

Në seancën e zhvilluar sot, ishte e pranishme vetëm mbrojtja e të pandehurës Marsela Serjani, ndërkohë që mungonte mbrojtja për tre të akuzuar të tjerë: Petrit Mersini, Saimir Kadiu dhe Naile Abazi. Për shkak të kësaj situate, trupi gjykues vendosi shtyrjen e procesit dhe caktoi datën 25 qershor për seancën e radhës, ku pritet të lexohet pretenca nga prokuroria për tetë të akuzuarit.

Ky proces penal po zhvillohet i ndarë nga ai i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ndryshe nga tetë të pandehurit e tjerë që kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, Beqaj ka zgjedhur të përballet me një proces gjyqësor të zakonshëm.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos