Skuqet mali Shashicë, flakët po i afrohen shtëpive të banuara

Nga Edi Ruçi
26 Korrik 2025, 20:47 | Kronikë

Skuqet mali Shashicë, flakët po i afrohen shtëpive të

Skuqet nga flakët maja e malit Shashicë. Pavarësisht se në majën e malit sipër Vlorës pati ndërhyrje nga toka dhe ajri, flakët ende nuk janë vendosur nën kontroll, shkruan A2.

Jo vetëm që nuk janë vendosur nën kontroll, por mesa duket vatra e zjarrit është përhapur edhe më tej.

Flakët po i afrohen më tepër shtëpive të banuara të Kaninës, duke e bërë të rrezikshme situatën.

Ndërkohë, territori i djegur prej tyre është shtuar edhe më tepër. Ndërhyrja nga ajri është ndalur për shkak të errësirës. Flakët në terren po luftohen me forcat zjarrfikëse të Vlorës, të cilët pavarësisht punës së palodhur nuk po ia dalin dot t'i vendosin nën kontroll.

Ndërkohë, shtëllungat e tymit kanë mbuluar në total bregdetin e Vlorës, duke u dukur nga kilometra larg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos