Vatra zjarri në gjithë Shqipërinë, edhe avionë e helikopterë në betejë me flakët

Nga A2 CNN
26 Korrik 2025, 19:20 | Kronikë

Vatra zjarri në gjithë Shqipërinë, edhe avionë e

Vijon beteja me flakët në vendin tonë. 26 vatra zjarri u njoftuan deri pasdite nga Ministria e Mbrojtjes, nga të cilat 17 aktive dhe 9 në monitorim.

Në Dibër, në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, zjarri po zhvillohet në 2 vatra, por nuk është dashur ndërhyrje përtej forcave bashkiake.

Ndërkohë që ndihmë nga ajri u kërkua në fshatin Zall Gjoçaj, kurse vatra e zjarrit ne Ulëz u shua në anë e Dibres, por jo të Mirditës.

Aktive mbetet vatra në Livadhet e Peladhisë në Bulqizë, shkruan A2.

Në Vlorë, tek “Maja e Paliskës”, mbi fshatin Dukat, ka vazhduar puna gjithë ditën për shuarjen e zjarrit e po ashtu në Delvinë. Në operacion janë 60 efektivë dhe 4 zjarrfikëse të Forcave të Armatosura, si dhe helikopterë shqiptarë e hungarezë. Zjarri është nën kontroll, por janë përshkuar 10 banesa.

Vatra zjarri ka edhe në Lezhë, Milot, Korçë, Librazhd, por edhe në zonën e Shkopetit në Kurbin, ku ka shkuar edhe shefi i shtabit të përgjithshem të Forcave të Armatosura, Arben Kingji.

Pasdite vonë u njoftua se në Bulqize ka rënë zjarr në vendin e quajtur Qafë Bualli. Janë angazhuar 8 mjete zjarrfikëse, 2 helikopterë dhe dhjetra forca. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos